TEKSTESHQIP

Xeni & Kastriot Tusha
Hije E Bukur Te Ka Ra
Lyrics

Hije e bukur të ka ra-e
Si zamak po lulëzon.
Shumë dëshirë kam për të pa-e
Asnjiher nuk më shikon.
Kur më deshe s’të çëmova’
Kujtova se do t’harroj.
Por me mall u dëshirova
Sa me mall po të kujtoj!
Lulen që ma ke dhurue
E shikoj me shumë dëshirë.
Moj t’i puthsha sytë e shkru’m-e!
Që t’ndriçojnë si xhevahir.