TEKSTESHQIP

Xeni & Kastriot Tusha
Te Deshta Me Hakikat
Lyrics

I: Të desha me hakikat
Të çmova mikesh të shtrejtë. :I
I: Mir’po paskam qenë pa fat, e aman
Ma punove pa të drejtë. :I

I:Nuk e di se t’kam bezdisë
Unë të pata me kimet.:I
I:Qofsh' e lumtun ti moj mike, aman
Për mu’ si të jetë kismet.:I

I: Një kujtim që m’a ke dhanë-e
Po e ru’j me dashuni.:I
I:Do t’a kujtosh Mustafanë, hej aman
Megjith' se m’ke marrë mëni.:I

I:Me gjithë zemër unë të desha
Si njeri me mirësi.:I
I:Disa herë unë të buz’qesha aman
Me mallin e djalit t’ri.:I