>
LETERSISHQIP

S’Dua Të Jem “Titanik”

Kur lodroj nëpër internet
N’marinar vetja më ngjet
Interneti një det me valë
Është arenë - nuk ka fjalë.

Unë jam Trimi - kollopuçi
I bie rrotull sikur Vespuçi
Me një anije plot me vela
Botës së Re ec nëpër tela.

Si Kolombo herën tjetër
Hulumtoj Botën e Vjetër
Në rrezik jam ditë e natë
Nga virusët zemërpiratë.

Thellë kur zhytem n’det
Atje Sirena ime më pret
Po peshkaqenë e balena
Me shumicë has brenda.

Unë jam trim sikur Titani
Dhe me shpatë si Tarzani
Hidrën e lë pa asnjë kokë
I sigurt kthehem në Tokë.

Po interneti Bermude ka
Po hyre aty nuk ka shaka
Prandaj vetes i them: ik!
Nuk dua të jem “Titanik”.