>
LETERSISHQIP

E Ndeshkur Nga Jeta

Pse?...Pse humba gjithcka qe kisha ne jete?
Edhe lotet ende s'me jane thare
Jam e burgosur ne ferr te vertete
dhe nga familja jam e ndare.

Larg,shume larg ata kane ikur,
dhe ketu nuk kthehen me.
tani jeta me eshte fikur,
dhe kam mall per time me.

Dhe kam mall per tim ate,
qe me la ne vogeli.
Me la vetem,fillikat,
e ndeshkuar jam tani.

E ndeshkuar nga vete jeta,
qe me fali vec trishtim.
Dhe pse e hidhur eshte e verteta,
duhet ta pranoj,eshte fati im.

Ky eshte fati im i zi,
e burgosur,duarlidhur,
S'e njoh me fjalen lumturi,
se vetmia eshte e hidhur.

Ate dite kur ata u larguan,
zemra ime u plagos.
Rrahjet e saj nje cast ndaluan,
s'pata mundesine t'u thosha 'mos'.

Mos humbni thelle ne erresire,
se syte e mi s'ju shohin dot.
Se pa ju ketu eshte e veshtire,
dhe jeta eshte shume e paplote.

Hapa syte,ish erresire,
Mos valle tani jam bashke me ju?
Mos valle jam ne qiell e lire?
Oh,jo!Jam serish ketu.

Jam serish mes njerezve te vertete,
qe ndryshe nga une jetojne.
Mes njerezve qe ne realitet,
jetimet dhe te varferit diskriminojne.

Jam serish ketu mes jush,
ju qe perbuzni nje jetime,
ju qe veconi nje vogelush,
ja pra, kjo eshte jeta ime.

Më shumë nga Xhensila Dautllari