>
BIOSHQIP

Xhensila Vjen Me Risi

14-08-2015
Këngëtarja e njohur Xhensila Myrtezai e nisi verën me projektin e saj "Ring The Alarm", një këngë e cila u dëgjua shumë dhe u mirëprit mjaft mirë nga publiku. E gjerssa shijoi suksesin e këngës, ajo realizoi edhe disa koncerte, për herë të parë të saj edhe në Kosovë. Por vera nuk do të kaloi vetëm me një këngë të saj, kjo pasi ajo i është futur punës për të sjellë në treg projektin e saj të dytë. Kënga e saj e re titullohet "Ama dorën" dhe vjen në duet me reperin e njohur Mozzik. Muzika është realizuar nga Zzap & Chriss, e ndërsa tekstin e ka shkruar vetë Mozziku. Këngës do ti realizohet edhe një videoklip, xhirimet e të cilit kanë përfunduar. Një nga fotot gjatë realizimit të klipit Xhensila e ka postuar në Instagram.



Pas kësaj kënge, thuhet se kanë filluar bisedimet që nga stina e vjeshtës të realizohet edhe një duet me Kidën, por që nuk ka asgjë konkrete.
(B.A/Teksteshqip.Com)

Xhensila Vjen Me Risi