>
BIOSHQIP

Shkaku I Kombëtares, Xhensila Dhe Mozzik Shtyjnë Klipin

04-09-2015
Ditë më parë këngëtarja Xhensila Myrtezaj kishte paralajmëruar që sonte do të publikojë videoklipin e saj më të ri në bashkëpunim me reperin nga Kosova Mozzik.

Por një gjë e tillë siç duket nuk do të realizohet, e gjithë kjo pasi që këngëtarët kanë vendosur ta anulojnë publikimin e klipit për sonte shkaku i ndeshjes së Shqipërisë dhe Danimarkës, raporton Indeksonline.

Lajmin e ka konfirmuar vetë këngëtarja përmes një postimi të lëshuar në rrjetin e saj Instagram ajo ka sqaruar përmes mbishkrimit arsyen e anulimit të klipit.

“Për shkak të lojës së kombëtare sonte, videoklipi Xhensila ft. Mozzik publikohet nesër, pasi gjithë vëmendja duhet të jetë tek loja e Shqipërisë, të cilës i urojmë fitore të madhe!” ka thënë Xhensila në Facebook.
(Indeksonline)

Shkaku I Kombëtares, Xhensila Dhe Mozzik Shtyjnë Klipin