>
BIOSHQIP

Xhensila Për 24 Orë Mbi 220.000 Klikime

06-09-2015
Këngëtarja Xhensila Myrtezai sapo ka publikuar së fundmi një bashkpunim me reperin e njohur nga Kosova Mozzik, "Ama dorën" titullohet kënga e cila është e zhanrit pop dhe e punuar nga producentët Zzap n Chriss.

Që në orët e para të lansimit kënga ka ngjallur shumë interes të madh tek publiku, pasi për një periudhë të shkurtër kohore ka arritur të marrë shumë klikime në youtube. Për vetëm 24 orë pas lansimit ajo ka marrë plot 220.000 klikime.

Kujtojmë që verën Xhensila e nisi me projektin e saj "Ring the Alarm" me të cilin ka marrë afro 4 milion klikime, e ndërsa së fundmi ajo është në bisedime me producentat Zzap & Chriss edhe për një tjetër duet me këngëtaren e re Kida.
(B.A/Teksteshqip.Com)

Xhensila Për 24 Orë Mbi 220.000 Klikime