>
BIOSHQIP
Biografia
Ylber Idrizi e ka jo vetëm të krijuar muzikën por edhe trashëgim nga babai i tij. Idriz Çilafi babai i ndjerë i këngëtarit Ylber Idrizi ishte një këngëtar shum i njohur në botën e muzikës folklorike. Ai jetoi dhe veproi gjer në vdekje nën tingujt e muzikës së mirëfillt folklorike shqipe, ishte admirues dhe profesionist i lartë andaj shquhej si një ndër RAPSODËT më të mirë në trevat Shqipëtare. Dashuria dhe Atdhetarizmi i të krijuarit dhe kënduarit këngë të bukura në gjuhën amë nuk u shua asnjëher, ngaqë la pas të birin e tij Ylberin për të vazhduar atë që ai kishte filluar dhe që tani tradita po vazhdon, dhe se këngët dhe veprat e tyre po kultivohen nga të gjithë. Ylber Idrizi është një këngëtar i talentuar në të gjitha zhanret muzikore. Ka një zë që dallon nga të tjerët dhe është i mirëpritur kudo. Këngëtari ka filluar të luaj me instrumentet e muzikës qysh në fëmijëri atë kohë kur babai i tij e merrte me vete kudo dhe ia kishte ëndja ta mësonte të birin të luante më së miri në çifteli e sharki. Nga pasioni që kishte për muzikën pas mbarimit të shkollës fillore, vazhdoi shkollën e mesme profesionale të muzikës dhe më pas në akademinë e arteve në Tetovë dhe në Shkup.
Lidhur me muzikën Ylberi filloi të këndoj që në moshë të re duke i përcjellur hapat e babit të tij. Ai këndonte në koncerte e mbrëmje nga më të ndryshme që organizoheshin. Gradualisht, aktiviteti i tij prej këngëtari po rritet çdo ditë e më shumë, përpos në kocerte e festivaleve në të cilat është prezent, këngëtari ëmbël dhe zëshëm këndon edhe nëpër ahengje të ndryshme jo vetëm në Maqedoni dhe Kosovë, por edhe në e Diasporë duke u paraqitur nëpër shum organizime të ndryshme si në Zvicër, Gjermani, Austri, Norvegji, Belgjikë, etj.


Festivalet:
Këngë Jeho
Sharri Këndon
Hasi Jehon
Çelësi Muzikor

Shpërblimet:
*Kënga më e mirë burimore - Sharri Këndon 2008
*Kënga më e mirë popullore” - Çelësi Muzikor 7
*Çmimi i tretë - Çelësi Muzikor 7

Më datë 27 Shkurt 2011, Ylber Idrizi publikon videoklipin "Eshte E Kote".

Më datë 18 Nëntor 2011, Ylber Idrizi publikon videoklipin "Knaqu Zemer".

Në vitin 2011, Ylber Idrizi publikon albumin "Knaqu Zemer".

Në Maj 2012, Ylber Idrizi merr pjesë në Çelësi Muzikor 6 me këngën "Jetoje Jeten".

Në vitin 2012, Ylber Idrizi publikon albumin "Jeta Vazhdon".

Në Maj 2013, Ylber Idrizi merr pjesë në Celësi Muzikor 7 me këngën "Zemër E Djegur".

Në vitin 2013, Ylber Idrizi publikon albumin "Live".

Më datë 14 Korrik 2015, Ylber Idrizi publikon videoklipin "Mos Qaj Bije E Nanes".

Në vitin 2015, Ylber Idrizi publikon albumin "Urime Ditëlindjen".
DËRGOI:

KATEGORI: