TEKSTESHQIP

Yllka Kuqi
Jetoj Që Të Vdes Me Ty
Lyrics

Të largohemi nga kjo botë pa u ndjerë,
të munduar prej jetës, të lodhur,
me pak trishtim, nga ndjenja për njëri- tjetrin
ende të pangopur.

Të betohemi se do jemi bashkë
në natën e errët dhe pa dritë
ku s’do të flasim, s’do të ndjejmë
gjithësinë që të ngjall vetëm frikë.

Ref:
Dua të jetoj që të vdes me ty,
dua të jetoj që të vdes me ty.

Dua të jetoj që të vdes me ty
e mbështjellë me dashurinë tënde,
të vështrohemi gjersa të fiket drita
dhe njeri-tjetrin të kemi në mëndje.