TEKSTESHQIP

Yllka Kuqi
Pranvera Ne Prishtine
Lyrics

A t'kujtohet natë e parë,
shi kur binte në Prishtinë?
Unë e ti si dy këng'tarë
pëshpëritnim për dashurinë!

Unë të doja, ti më doje
lugut t'gjelbër të Gërmisë;
Yj't ne qiell na bënin roje
e lisat gjelb'ronin prej lakmisë!

S'harrohet kjo ngrohtesi e parë
kur pranvera ishte në Prishtinë!
Unë e ti si dy këngëtarë
thurnim vargje për ardhmërinë!