>
BIOSHQIP
Biografia
Ka vite që merret me muzikë, madje që kur ishte e vogël atëherë kur shkonte në klasën e katërt fillore e më tej në moshën 15 vjecare ishte anëtare e Ansamblit ‘Dëshmorët e Kombit’. Zana ka lindur në qytezen e Obiliqit, por tashmë jeton me bashkëshortin dhe fëmijët në Ferizaj, ndërsa është shumë e angazhuar gjatë gjithë vitit nëpër ahengje të ndryshme familjare, sidomos shumë e kërkuar gjatë verës. Për këngëtaren kudo që është e ftuar ajo e kalon jashtëzakonisht mirë, por kur i referohemi dasmave shqiptare ajo thotë se ato janë shumë të mira, pa bërë dallime se ku, por më së shumti ajo është e ftuar në Maqedoni, konkretisht në Tetovë, ndërsa është shumë e dashur dhe bashkëpunëtore e mirë me shumë artistë. Është një nënë shumë e mirë që i duhet kujdesja e madhe ndaj fëmijëve Aldiorit 5 vjec dhe Leas 1 vjece, por muzikën që ajo e bën e ka pasion, profesion dhe cdo gjë sidomos kur i referohet muzikës popullore. Ndjehet mirë dhe e lumtur kur djali i saj pak më i madh se vajza i thotë se mami këndon shumë bukur dhe ata kënaqen duke e parë ‘Mami Zanën’, në TV, dhe kështu artistja gëzohet kur ka një mbështetje shumë të madhe edhe nga familja dhe bashkëshorti i saj Besi.

Në Nëntor 2013, Zana Paloja merr pjesë në Musical-Fest 2013 me këngën "Pa Ty".

Më datë 20 Dhjetor 2013, Zana Paloja publikon videoklipin "Kam Ra Ne Hall", në bashkëpunim me Miki. Videoklipi u prodhua nga Max Production.

Në Prill 2014, Zana Paloja merr pjesë në Celësi Muzikor 8 me këngën "Ma Ke Marrë Zemrën Me Hile".

Më datë 2 Tetor 2014, Zana Paloja publikon videoklipin "Do Ikesh Larg Nga Une".

Më datë 12 Mars 2015, Landi publikon videoklipin "E Bekoj", në bashkëpunim me Zana Paloja.