>
LETERSISHQIP

Lule Të Thara

Nuk ka më lule në prehrin e saj
I thau vjeshta e vonë e lodhur

Nuk këndohen më këngë
Vonë në natën e errët

Fluturoi e iku diku larg
E nuk u kthye më kurrë
Ndaj edhe lulet në vjeshtë
Në prehrin e saj u thanë