>
BIOSHQIP
Biografia
Arbër Elshani (Zzap) & Christian Lekaj (Chriss) janë ndër kompozitorët më të talentuar të estradës. Vijnë nga Prishtina ku edhe jetojnë dhe punojnë aty. Të dy së bashku kanë formuar studion e tyre "On Records" në Prishtinë, ku vazhdojnë të punojnë dhe të sjellin në treg hite të reja.
Menagjeri kryesor ne studion e tyre eshte Mehmet Elshani.

Zzap n Chriss kanë shumë artistë ne kompaninë e tyre. Artistja e parë që nënshkroi kontratë me ta ishte këngëtarja e njohur Orhidea Latifi (Kida). Të gjitha projektet që Kida i ka sjellur deri tani, i ka bërë në bashkëpunim me Zzap n Chriss. Pas Orhidea Latifit u bashkangjitën shumë artistë të tjerë që nënshkruan kontratë me ta, si Gramoz Aliu (Mozzik), Arbresha Gashi (Angel), Getoar Aliu (Getinjo), Arta Memedi, Endrit Elshani (Endri)
Para disa ditësh menagjeri Mehmet Elshani, në një foto që publikoi në Instagram, tregoi se një këngëtare e re do sjellë një projekt në bashkëpunim me Zzap n Chriss.

Më datë 18 Korrik 2012, Nora Istrefi publikojnë videoklipin "Gangsta", në bashkëpunim me Zzap And Chriss & BimBimma. Muzika e këngës u punua nga Zzap And Chriss, Aleksandër Gjoka, teksti u shkrua nga BimBimma. Videoklipi u prodhua nga Entermedia. Me këtë këngë, Nora Istrefi u paraqit në këto festivale: SVFM 2013 (2013), Netët E Klipit Shqiptar 12 (2013).

Më datë 30 Mars 2014, Gena publikojnë videoklipin "Duhet", në bashkëpunim me Zzap And Chriss. Me këtë këngë, Gena marrin pjesë në Netët E Klipit Shqiptar 13 në vitin 2014.

Më datë 31 Korrik 2020, ZzapnChriss & Deety publikojnë videoklipin "Crossfire (Remix)".