TEKSTESHQIP

2die4
Vitet E Humbura (Vitet E Shkollës)
Lyrics

Niku:
I rritur ne nje bote me shume trazira, ne boten time kisha patur shume deshira
E keqja me rrethonte kudo po jo e mira
Ishte koha qe do te filloja shum aventura ne jet
Librat nuk me terhiqnin akoma me shume larguar nga jeta
Ecja kudo me syt e mbyllur pa kuptuar ku ish e verteta
Shkolles i kushtoja pak rendesi, por fare se kuptoja
Doja, te kisha shum para dhe per kete imagjinoja
Dhe cdo gje me dukej shum e leht po ta keroja
Enderroja, per shum gjera vec per shkollen nuk mendoja
Dua te mos jem i varfer vetem thoja
Dhe vazhdoja Pa kuptuar veten ne nje rrug pakthim ta ngaterroja
Por tashme vitet kaluan dhe ndonjeher per to mendoj
Duke ecur neper shkoll veten time imagjinoj
E kuptoj se kto vite smund te kthehen me per mua
Vec kujtimet mbeten dhe smund ti harroj dhe po te dua

Me duket ironi qe pas vitesh e kujtoj
Hapat e par te jetes time per te cilat po kendoj
Qe nga bankat drejt ne rruge, dhe nga rruga drejt ne jet
Me duket vec nje enderr shkolla ime me te vertet

Bledi:
Sikur te kisha shancin dhe njeher te shkoja mbrapa
Ne ato banka kur ne per her te pare abetaren shqipe kapa
Te degjoja mesuesen time kur me bertiste me zemerim
"Bledar Papathemiu tani cohu ne mesim"
Keto jan thjesht kujtime, por sjan per fajin tim
Ishte faji varferis, qe u nisa ne emigrim
Isha vetem 14 kur mora nje mesim
Neper rruget e ksaj jete ku u rrita me mundim
Ndoshta me shikon nga TV dhe sme njeh
Ndoshta ty nuk te kujtohet se tani jam 25, vjec
Per drejt, ishte ligesia jote qe un s'morra nje deftes
Ndoshta po te me ndihmoje mund te kisha ber nje kthes
Po ka dhe shum te tjer qe si mua duan nder
Sepse duan te jetojne dhe ne jete te kene vlere
Prandaj tregoj pa kujdes, te ky ritmi qe po rritet
I paditur mos ti vdes mesuses sime

Me duket ironi qe pas vitesh e kujtoj
Hapat e par te jetes time per te cilat po kendoj
Qe nga bankat drejt ne rruge, dhe nga rruga drejt ne jet
Me duket vec nje enderr shkolla ime me te vertet

Ervin:
Ndonse vitet kane kaluar kur nga shkolla jam larguar
Ku aty per her te pare gjuhen shqipe kam mesuar
Ku kam mesuar gjuhen shqipe
Shkronjat tona alfabetike
Ndonse nxens i mire nuk kam qene
Por edukaten per her te pare, aty aty un e kam mar
Vitet kalojn dhe kujtimet flasin
Se vetem mua ato me perplasin
Se vitet e shkolles ne nje flet nuk mund i shkruaj
Por ne mendjen time, si thesar un do ti ruaj
Vitet e shkolles jan, nje kujtim ne emrigrim
Vitet e shkolles jan, nje kercenim per cdo mendim
Me mungon rruga e shkolles kur cdo dit ne kemb e beja
Dhe kepucet e lekures qe ishin car ashtu e mbajta
Perpara meje, imazhin e shoqeris kam
Por sot nuk i dihet se ku jan, se ku jan
Ah sikur te kthehesha dhe nje her ne ato banka
Ku jeta 1 her te jep shanc e smund te kthehesh mbrapa

Me duket ironi qe pas vitesh e kujtoj
Hapat e par te jetes time per te cilat po kendoj
Qe nga bankat drejt ne rruge, dhe nga rruga drejt ne jet
Me duket vec nje enderr shkolla ime me te vertet

DËRGOI: