>
BIOSHQIP

2Po2, Hollësi Rreth Bashkëpunimit Me Elvana Gjatën

07-04-2013
Një prej reperëve më të mirë në trojet shqipfolëse, 2po2, është shprehur i kënaqur me suksesin e këngës së fundit që e ka sjellë në bashkëpunim me Elvana Gjatën.
Në një intervistë për Top Koha Music ishte Besniku ai që u shpreh i kënaqur me këngën “Beso”, ku ka treguar edhe detajet e realizimit të klipit.

“Kënga është pritur mirë nga publiku. Ky projekt ka ardhur në një moment dhe është i inspiruar nga ajo që unë kam ndjerë dhe nuk ka të bëjë me ndonjë strategji. Sikur tani, sikur të lansohet gjatë verës, për mua nuk ka rëndësi. Po që se bie shi gjatë verës, a duhet të mos lansohen këngët?”.

“Jemi duke punuar në shumë projekte të reja. Unë po punoj në albumin e ri dhe po ashtu edhe Capital T do të publikojë së shpejti ‘mixtape’ të tij. Pos tjerash, do të vijnë edhe këngë dhe projekte tjera të cilat qëndrojnë befasi për publikun”, është shprehur 2po2.
(Telegrafi)