>
BIOSHQIP

2Po2, 2 Fjalë Për Klipin E Ri “Prej Rrugës”

15-05-2013
Në një videoklip të jashtëzakonshëm dhe me një këngë që transmeton mesazh të fuqishëm ashtu si vet ai, reperi 2po2 ka publikuar këngën e re në bashkëpunim me Brunon. 2po2, i cili është lider i Authentic Entertainment përsëri ka befasuar të gjithë me projektin e ri, i cili ka edhe videoklipin dhe titullohet “Prej Rrugës”. Tekstit të fuqishëm me mesazh të qartë të Besnikut e transmeton këngëtari i ri, Bruno. 2po2 njihet për bashkëpunimet e tij sensacionale. Një prej reperëve më të mirë në historinë shqiptare të muzikës vazhdon ta shijojë suksesin e duetit me Elvana Gjatën, “Beso”.
(Telegrafi)

2Po2, 2 Fjalë Për Klipin E Ri “Prej Rrugës”