>
BIOSHQIP

2Po2 Shtyn Lansimin E Albumit Të Ri

07-07-2013
Reperi legjendar shqiptar, Besnik Canolli i njohur si 2po2, ka konfirmuar për Telegrafin se ka shtyrë lansimin e albumit të ri.
Krijuesi i hitit “Fitore e Sinqertë” ka paralajmëruar së pari në faqet e tij në rrjetet sociale dhe në një prononcim të shkurtër për Telegrafin, ai ka treguar arsyet e shtyrjes së albumir të ri.

Sipas tij, kualiteti është primar se sa kuantiteti dhe numri i këngëve të lansuara, prandaj ai thotë se i duhet më shumë kohë për të arritur nivelin e dëshiruar artistik.

“Ju kërkoj falje fansave dhe të gjithë atyre që e presin albumin tim të ri këtë verë. Fatkeqësisht për të ruajtur kualitetin dhe nivelin e veprave të mia, më duhet ta shtyj albumin për një kohë të pacaktuar. Respekt për të gjithë”, theksoi 2po2 për Telegrafin.

Por, mos lansimi i albumit të ri nuk do të thotë se ai nuk do të jetë aktiv. Një prej reperëve që ka ruajtur repin në konturat e cilësisë më të lartë ndër kohë, ka pranuar se do të ketë projekte të reja.

“Do të ketë edhe videoklipe dhe këngë të reja gjatë kësaj vere”, përfundoi ai.

2po2 lansoi vitin e kaluar albumin e tij “Authentic” , që ishte sukses i jashtëzakonshëm dhe ishte një prej albumeve më të mira në zhanrin e repit ndoshta në 10 vitet e fundit.
(Telegrafi)

2Po2 Shtyn Lansimin E Albumit Të Ri