>
BIOSHQIP

2po2: Ja Kujt Ia Dedikuam Klipin “Posh”

17-08-2014
Një prej reperëve më cilësorë shqiptar, 2po2, ka deklaruar në një intervsitë për Telegrafin se klipi është pritur shumë mirë nga publiku, teksa hodhi poshtë pohimet se ai mund t'ia ketë dedikuar ndonjë prej kolegëve të tij tekstin e këngës.

2po2 shfaqet i rëndë në repturën e tij në këngën me klip “Posh” e publikuar para dy dite.

Madje në bazë të tekstit shumë kush mendoi se teksti është me thumba për Ledrin, dhe Dafinën, sidomos për këtë të fundit.

Madje edhe femra që shihet duke bërë një set nudo, është e ngjashme me Dafinën në stil flokësh, pamje në fytyrë dhe me tatuashin nën krah, të njëjtë sikurse Dafina. E po ashtu edhe Dafina bëri një set nudo te Arton Humolli për Telegrafin kohë më parë.



Por, 2po2 ka përgënjështruar një gjë të tillë. Ai thotë se nuk ka kohë të merret me Dafinën, pasi që është shumë i prokopuar me problemet e shoqërisë.

“Projekti nuk është i dedikuar as Dafinës, as Ledrit, por të gjithë atyre që e kanë jetën e tillë dhe atyre që e gjejnë veten në këtë tekst shumë aktual për momentin”.



“Sigurisht se ajo femër dhe ai tekst është rastësi, sepse unë nuk kam kohë të merrem personalisht me Dafinën, e as jetën e saj personale. Unë merrem me problemet e shoqërisë në përgjithësi”, ka theksuar 2po2.

Besniku, duke folur për klipin e ri të lansuar ditë më parë, thotë se pritja ka qenë shumë e mirë.



“Jam jashtëzakonisht i kënaqur. Përveç klikimeve janë komentet e njerëzve që janë aq pozitive sa që e bëjnë edhe më evident realitetin që jemi munduar ta përshkruajmë me pak fjalë”, përfundoi ai.

“Posh” arriti rreth 150 mijë klikime në dy ditët e para të lansimit dhe është një goditje që japin trupin dhe dashurinë e jetës së tyre e ndaj vetvetes për pak luks nga biznesmenët e milionerët.
(Telegrafi)

2po2: Ja Kujt Ia Dedikuam Klipin “Posh”