>
BIOSHQIP

2po2: “Publiku Na Motivon Për Të Punuar Më Shumë”

20-07-2014
Përshëndetje Besnik.
Faleminderit që vendosët të jeni pjesë e kësaj interviste për të gjithë adhuruesit e muzikës suaj. Ajo që më intereson dhe kam dashur gjithmonë të di pse pikërisht 2PO2?

2po2: Sepse në fillim ishim një grup prej 2 anëtarve dhe 2po2 ishte e përshtatshme për atë kohë.

K.D: “Kom ra n’dashni”- Një hit i madh. Sa jeni të kënaqur Ju me këtë hit dhe me kë keni ra në dashni?

2po2: Vetë fakti që kjo këngë u shëndrrua në një hit, mjafton për të qenë i kënaqur. “Kam ra n’dashni” njësoj si shumica e njerëzve.

K.D: Bashkëpunimi me këngëtaren Besa ka qenë një hit i madh. Si lindi kjo ide?

2po2: Besa ishte ajo që më ftoi të bashkëpunojmë. Mua më pëlqeu ideja dhe menjëherë u inspirova për tekstin që rezultoi shumë i pëlqyer dhe i suksesshëm.

K.D: Çfarë i mungon muzikës shqiptare?

2po2: Një respekt akoma më të madh nga publiku jonë që të jemi akoma më të motivuar të punojmë!

K.D: Na e përshkruani një ditë të 2po2-së ?

2po2: Varet, sepse ka ditë nga më të lloj-llojshmet. Nuk e kam jetën me rutina, çdo ditë ndrzshon nga tjetra.

K.D: Gjithashtu më duhet të përmend edhe bashkëpunimin me Elvana Gjata. Kjo këngë ka qenë Hit edhe në trevat shqiptare në Mal të Zi. A mendoni që kjo këngë ka qenë klumi i karrierës suaj?

2po2: Kulmi Jo, por sigurisht njëra nga këngët më të bukura të karrierës sime.

K.D: Kur mund ta shohim 2po2-në në Mal te Zi?

2po2: Nuk i di datat e turnes verore, por sigurisht në muajin gusht do jem në Ulqin.

K.D: Capital-T tashmë arriti një karrierë të madhe. Kur mund të presim bashkëpunimin e rrallës me të ?
2po2: Capital-T është nipi im dhe bashkëpunimi i radhës do të jetë shumë shpejt, ndoshta.

K.D: Planet për të ardhmen ?

2po2: Më beso Kristjan, janë të shumta.

K.D: Përse “ Thuj Mirdita djalit të keq” ?

2po2: Sepse Jam djal i mirë.

K.D: A mund të Ju shohim në politikë ?

2po2: Nuk besoj, por kurrë nuk duhet thënë kurrë.

Të falënderoj për intervistën dhe suksese në punën tuaj Kristjan.
(Kristjan Gj. Dukaj/MalesiaJone)

2po2: “Publiku Na Motivon Për Të Punuar Më Shumë”