TEKSTESHQIP

A.D.X
Mesnata
Lyrics

Eja ma zgjat doren,
Eja me zgjat doren
Eja ma zgjat doren te lutem me ndihmo
ankthi me kaploi nga ky ferr ti me largo.

Verse:1
Edhe nje dite plot tim e shtrire pertok
pa vetedije cdo gje e thyer me pak gjak ne koke
motra jote aty afer te shikon qan per ty,
ti e lenduar nga kriza s'mund ta shikosh ne sy
me pak uje kthehesh pak temperatur nmaksimum
pastaj shtrihesh dhe gjak shkumon ne gjum
me floket e prishura ne gjendje te tensionuar
ne overdoze apo ne doze te tejkaluar
fytyra jote e bukur por e zbehur mua me vret
tani kujtimi per ty shpirtin mua me vret
ne dhomen e papaster ku asgje e mire ska mbetur
qendron ofshama jote ne kete nate pa fjetur
dhe i hap syte ngadale per reth flet shikon
drita te pengon dhe prezenca ime te mundon
e ky tmerr vazhdon e ku e ka fundin nuk e di
gjer sa un qaj per nje vajze qe je ti.

Ref:2x

Eja ma zgjat doren te lutem me ndihmo
ankthi me kaploi nga ky ferr ti me largo.

Verse:2
Qytetin me rete mesnata e mbulon lehte
nuk ka nevoje per fjale trupi vete tash flet
ti kur ishe me mua ishe pjese e jetes time
e tash mbete kujtim e humbur ne amshime
i kujtoj ditet me ty kur me doje dhe te doja
kur te pelqenin fjalet e mia ne mbremje kur ti thoja
kur me prekje me duart tua e keshtu tere naten
donim sa me shum qe netet tona te zgjatin
me fjal puthje keshtu deri ne mengjes
ti ishe e re e vogel me nje jete ktu plot shprese
lumturine e kishe me veti un te mbaja ne gji,
atehre cdo vajze tjeter mund te behej si ti
zemer tash nuk po di e kisha dash tet ndihmoja
kur prek flokt dhe gjak te rjedh nga goja
e shtrire mallkon boten por tani eshte vone
se jeta jote mvaret prej droges pergjithmone.

Ref:2x

Eja ma zgjat doren te lutem me ndihmo
ankthi me kaploi nga ky ferr ti me largo.

Mesnata afrohet e ty me prane ste kam,
raskapitur e braktisur ne kete bote e vetme jam
eja ma zgjat doren te lutem me ndihmo
per ty tash kam nevoje nga ky ferr ti me largo.

Ref:2x

Eja ma zgjat doren te lutem me ndihmo
ankthi me kaploi nga ky ferr ti me largo.

DËRGOI: