>
BIOSHQIP

A Mund Të Konsiderohet Adea Pula Si Miley Cyrus E Kosovës?

08-05-2014
Adea Pula është e famshme qysh e vogël pasi ka fituar çmime nëpër festivale për fëmijë. Një idhull i padiskutueshem për adoleshentët që e vlerësojnë dhe mundohen ta imitojnë. Gjithë kjo na kujton fazën "Hannah Montana" të artistes Miley Cyrus.



Adea Pula ka thënë se do kthehet në muzikë fuqishëm në moshën 22 vjeçare, sapo të mbarojë studimet.

Ajo që mësojme nga fotot që Adea Pula poston herë pas here, është se asaj i pëlqen edhe të provokojë. Kjo është një karakteristikë shumë dalluese e Miley Cyrus që e zbuluam sapo ajo mbushi moshën 18 vjeç. Provokimet e Miley-t mbushin çdo ditë gazetat dhe lajmet e gjithë botës dhe opinioni ndahet në dy pjesë kur vjen momenti për ta vlerësuar.



Adea Pula ka mbushur mbrëmë 19 vjeç dhe mbetet te shihet nëse Pula do eci në hapat e "Zogut", të Miley Cyrus-it apo do krijojë një rrugë të vetën në muzikë.
(Teksteshqip.Com)

A Mund Të Konsiderohet Adea Pula Si Miley Cyrus E Kosovës?