>
BIOSHQIP

Adelina Berisha: Zemrën S'e Jap Lehtë

27-10-2011
Adelina Berisha gjatë një interviste për Telegrafi ka treguar se zemrën e saj nuk e ‘dhuron' lehtë, edhe pse thotë se fati është i fshehtë dhe "kurrë nuk i dihet".

"Hmmm, është e vërtetë që zemrën se jap (dhuroj) lehtë… unë shpresoj të kem fat në qëllimet e mia të jetës. Mirëpo, fati është i fshehtë dhe kurrë nuk i dihet, por një gjë e di, që kam shumë ëndrra të mira të cilat shpresoj t'i realizoj", ka thënë Adelina.

E pyetur se a i ka rrëmbyer dikush zemrën ose shpirtin asaj, këngëtarja përgjigjet se gjërat personale i mban vetëm për vete.

"Gjërat personale i ruaj me xhelozi, kështu që, le të mbetët sekret, sepse nuk thuhet kot, sekretet nuk tregohen, se, pastaj nuk janë më sekrete", ka shtuar Adelina.
(Telegrafi)

Adelina Berisha: Zemrën S'e Jap Lehtë