>
BIOSHQIP

Adelina Berisha, E Kënaqur Me Këngën E Saj Të Fundit

13-09-2011
Adelina Berisha, e cila së fundmi ka publikuar këngën "Sa larg je", gjatë një prononcimi për Telegrafi është shprehur shumë e kënaqur me suksesin e kësaj kënge.

Edhe pse nuk ka shumë kohë që këngëtarja hodhi në treg këngën "Sa larg jemi", ajo që tani është duke e shijuar suksesin e kësaj kënge.

"Kënga ‘Sa larg jemi' është duke u pritur mjaft mirë. Jam shumë e kënaqur me suksesin e kësaj kënge, sepse nuk ka shumë kohë që është publikuar dhe vërtet kam marr shumë kritika të mira, si për këngën ashtu edhe rreth klipit", ka pohuar këngëtarja kosovare.

Adelina ka shtuar se nuk do të ndalet me kaq, dhe se së shpejti do të vijë edhe me një këngë të re, por duke hezituat të japë më shumë detaje rreth këtij projekti të ri.


Adelina Berisha, E Kënaqur Me Këngën E Saj Të Fundit