>
BIOSHQIP

Stine Mbështetet Nga Adelina Berisha Në Koncert Në Prishtinë

10-09-2011
Në fillim, kur u shfaqën si çift në një këngë të realizuar edhe me klip, të gjithë flisnin se mes tyre është krijuar edhe një marrdhënie dashurie. Stine dhe Adelina Berisha, siç duket, janë vetëm miq dhe mes tyre nuk ka asgjë më shumë. Këtë gjë e ka dëshmuar edhe paraqitja e këngëtares së re kosovare si mbështetje e fuqishme për Stinen gjatë një koncerti në një pub të Prishtinës, në mesin e shumë përkrahësve të tij.

Adelina Berisha shfaqet përsëri përkrah Stines, në momentin kur mes saj dhe motrave Koçi tashmë është krijuar një rivalitet dhe xhelozi e madhe, derisa Stine kalon mirë dhe me Enin e Gretën, me të cilat bashkëpunon edhe për këngë. Shfaqja e Adelinës në këtë rast është një gjest shumë i mirë dhe mësim për artistët që i ka kapluar rivaliteti dhe xhelozia, pasi të shfaqesh në koncertin e një kolegu në këtë kohë, është guxim i madh. Të jetë Stine iniciatori që të ndërmjetësojë në pajtimin e tyre?
(PanoramaPlus)

Stine Mbështetet Nga Adelina Berisha Në Koncert Në Prishtinë