>
BIOSHQIP

Adelina Berisha, Së Shpejti Me Këngë Dhe Klip Të Ri

27-01-2011
Adelina Berisha ka treguar për Telegrafi se është duke u përgatitur për këngën e saj më te, të cilës do t'ia realizojë edhe vidoklipin.

"Momentalisht jam duke u përgatitur për këngën më të re. Kësaj radhe kam bashkëpunuar me Dj. Zad dhe Dj. Chriss. Kënga është dance e përzier me pop. Kjo këngë do të jetë shumë më ndryshe nga këngët që unë kam pasur deri tash, por nuk dëshiroj të zbuloj më shumë se kaq", ka pohuar Adelina.

Adelina ka treguar se edhe kësaj radhe do të bashkëpunojë me "Max Production" në realizimin e vidoklipit dhe se xhirimet pritet të fillojnë së shpejti.

"Së shpejti edhe do të filloj me xhirime. Sërish do të bashkëpunoj me ‘Max Production' dhe shpresoj shumë që do të pëlqehet nga publiku edhe kënga edhe video-klipi", ka përfunduar këngëtarja.
(Telegrafi)

Adelina Berisha, Së Shpejti Me Këngë Dhe Klip Të Ri