>
BIOSHQIP

Adelina Berisha, Më Në Fund Ti Je Ai

16-02-2012
Ka ardhur dhe videoklipi i paralajmëruar nga këngëtarja kosovare Adelina Berisha. Kënga mban titullin "Ti je ai", ndërsa klipi është xhiruar nga produksioni nga Tirana "Max Production". Adelina vjen mjaft me stil këtë herë, dhe shumë seksi, ku për styling e saj është kujdesur stilistja Lia Stublla, ndërsa muzika e kësaj këngë ritmike është krijuar nga D.J. Zzap and D.J. Chriss.

Vajza vjen si një Madona, ku ajo është mbreteresha e gjithë minutazhit të klipit. Klipi sapo ka dalë në youtube dhe po shikohet me një ritëm të shpejtë, gjë që tregon se do të jetë një hit i këtij dimri të ftohtë.

Edhe pse nuk preferon të flasë për jetën e saj private, Adelina thotë se ka simpati por ende nuk ka filluar lidhje dashurie me të.

Së fundi kanë qarkulluar shumë fjalë për jetën time private. Normal që edhe unë kam simpati dhe më pëlqen dikush, mirëpo e vërteta qëndron në atë se ende nuk kam filluar lidhje me askënd, ka thënë Adelina.
(Albavipnews)

Adelina Berisha, Më Në Fund Ti Je Ai