>
BIOSHQIP

Adelina Berisha Dëshiron Të Bëhet Një Kuzhiniere E Mirë

21-03-2012
Edhe pse di të përgatisë vetëm makarona, këngëtarja Adelina Berisha në të ardhmen shpreson të mësojë përgatitjen e më shumë gjellërave. "Me shumë dëshirë përgatis makaronat, jam shumë e dhënë pas tyre dhe asnjëherë nuk përtojë t'i përgatis. Falë mamit unë di t'i gatuaj shumë mirë. Mirëpo besoj se kjo nuk mjafton sa duhet sepse duhet mësuar edhe për shumë ushqime tjera. Por megjithatë shpresoj që me kohë do t'i mësoj të gjitha, e kryesisht ato që më pëlqejnë më së shumti", ka thënë ajo për "Zëri". Adelina shijon edhe ushqimet tradicionale, ku në mesin e tyre edhe turshitë. "Ushqimet tona tradicionale, si flijat dhe pitet, më pëlqejnë shumë, por jam e dhënë edhe pas turshive, që shpresoj se në të ardhmen do të mësoj t'i përgatisë", shton ajo.
(Telegrafi)

Adelina Berisha Dëshiron Të Bëhet Një Kuzhiniere E Mirë