>
BIOSHQIP

Adelina Berishën E Goditën Përsëri!

11-07-2013
U komentua shumë aksidenti që pati me veturë. Por meqë ka shpëtuar mirë, Adelina Berisha për Tribuna ka rrëfyer se si erdhi deri tek përplasja e makinës së saj. “Isha në makinë e ndalur në semaforë, kur papritur një makinë e ‘Proper Pizza’ ka ardhur në drejtim timin dhe më ka goditur. Por pas gjithë kësaj kam kaluar pa ndonjë pasojë”, ka treguar këngëtarja duke shfrytëzuar rastin që të rrëfej edhe për ‘aksidentin’ që kinse ajo ka goditur disa vajza në rrugë, e që sipas këngëtares nuk rezulton të jetë i vërtetë. “



Përveç këtij aksidenti desha të tregoj edhe për një tjetër që kinse unë me makinë kam goditur disa vajza përderisa ecnin rrugës. Edhe pse ka kaluar një kohë nga kjo, unë them se nuk është e vërtetë sepse unë nuk kam goditur askënd me makinën time. I respektoj rregullat e komunikacionit dhe kam patentë shofer që tre vjet”, ka sqaruar ajo.
(Lajme Vip)

Adelina Berishën E Goditën Përsëri!