>
BIOSHQIP

Adelina Berisha: Së Shpejti Me Një Super Baladë...

14-02-2014
Adelina Berisha, këngëtarja e bukur nga Prishtina vjen ekskluzivisht në një intervistë për Teksteshqip.Com. Adelina së fundmi është në pregaditje të këngës së saj më të re të cilës është duke ja realizuar edhe spotin. Do të jetë një këngë e zhanrit baladë dhe do të jetë pjesë e Top Fest 11.

TeksteShqip: Adelina, jeni në pregaditje të videoklipi tuaj më të ri. Na flisni pak më shumë rreth këtij projekti?

Adelina: Është kënga ime më e re, është e zhanrit baladë. Muzikën e ka bërë Florent Boshnjaku, tekstin Getinjo ndërsa videoklipin Imagine.

TeksteShqip: Është videoklipi i dytë që ju po ja besoni produksionit Imagine Creative. Përse zgjodhët sërish bashkpunimin me këtë produksion?

Adelina: Mka pëqlyer shumë bashkpuimi, edhe stafi edhe krejt. Janë një ndër produksionet më të mira shqiptare.



TeksteShqip: Përveq kësaj kënge, do të kemi edhe projekte të tjra nga Adelina?

Adelina: Po kam plot projekte, por tani për tani ky është më i rëndësishmi.

TeksteShqip: Sa jeni e angazhuar me koncerte dhe ku do të jeni me 17 shkurt?

Adelina: Me 17 shkurt do të jem në Ferizaj te Impression Club. Ndërsa më vonë vinë edhe koncertet e tjera në Suedi, Zvicër & Gjermani, brenda këtij muaji.

TeksteShqip: Adelina, një kohë e gjatë pa u paraqitur në ndonjë festival muzikor? Do të jeni aktive këtë vit nëpër festivale?

Adelina: Po, me këtë baladë do të jem në Top Fest, dhe do të prezantohem me datë 20 shkurt.



TeksteShqip: Para pak ditësh festuat edhe ditëlindjen tuaj? Si kalove dhe cila ishte dhurata më e mirë që more?

Adelina: Kam marrë shumë dhurata, të gjitha kanë qenë të mira, këeshtuqë nuk e ksiha cek ndonjë se të gjitha kanë qenë të mira.

TeksteShqip: Urimi juaj për Shën Valentin?

Adelina: I uroj të gjithë të dashuruarve Shën Valentinin. Edhe atyre që s'janë të dashuruar ju uroj fat këtë vit.



TeksteShqip: Adelina, të falenderojmë që gjete kohë për këtë intervistë. Dëshiron të shtosh diçka për fund? Ndonjë porosi ose urim për fansat...

Adelina: Faleminderit shumë juve. Fansave ju them "Le të ndjekin ëndërrën e tyre , dhe le të dëgjojnë sa më shumë muzikë(qesh)".
(Teksteshqip.Com)

Adelina Berisha: Së Shpejti Me Një Super Baladë...