>
BIOSHQIP

Adelina Berisha Sqaron Mbi Skandalin E Klipit “Për Ty”

25-03-2014
Një nga skandalet e rradhës ka përfshirë së fundmi këngëtaren Adelina Berisha, e cila këtë vit është pjesmarrëse në Topp Fest 11 me baladën e saj më të re "Për ty". Në një intervistë ekskluzive për teksteshqip që Adelina na dha para disa javësh ajo ishte edhe në pregadtije të videoklipt të saj më të ri në bashkpunim me Imagine.

Videoklipi i këngës "Për ty" u dha premierë ditën e shtunë por që pas pak orësh ai u fshi. Adelina ka thënë për teksteshqip se gjithçka ka qenë një keqkuptim: "Videoklipi im më i ri është fshirë nga Top Channel, e gjitha kjo ka qenë pasojë e një keqkuptimi me Produksionit Imagine dhe Top Channel, por meqë kënga është pëlqyer dhe vazhdon të klikohet shumë ja kemi bashkangjitur edhe një videoklip" - ka thënë ajo për teksteshqip.com.

Adelina ka dhene edhe nje sqarim ne profilin e saj FaceBook: "Së pari ju falënderoj të gjithëve për përkrahjen e këngës time më të re, baladë... ‘Për ty’ kënga dhe videoklipi im më i ri i cili është publikuar, para pak orëve është fshirë nga YouTube për shkak të mosmarrëveshjes së produksionit të klipit me Top-Channel (Top Fest). Unë jam shumë e lumtur që kënga është pëlqyer shumë nga ju fansa të dashur. Unë ju premtoj që videoklipi do të lansohet në momentin e parë që të mbarojë Top Festi. Ju falënderoj shumë që më përkrahni në çdo hap të karrierës sime, sepse pa ju s’do të isha këtu ku jam sot. Me shumë respekt Adelina Berisha”, shkruan në sqarimin e këngëtares në Facebook.
(Teksteshqip.Com)

Adelina Berisha Sqaron Mbi Skandalin E Klipit “Për Ty”