>
BIOSHQIP

Adelina Berisha, “Diçka Ma Shumë” Se 1 Milion Shikime

01-08-2014
Bashkëpunimi i Adelina Berishës me Blastën, “Diçka ma shumë”, ka kaluar shifrën prej një milion shikimesh në faqen e shpërndarjes së videove, YouTube.



Kënga është publikuar më 16 qershor dhe bukuroshja është shprehur e kënaqur për këtë arritje.



“Një milion shikime, shumë faleminderit”, shkruan në faqen e këngëtares në Facebook, ndërkohë ajo ka paralajmëruar ardhjen e videoklipit të ri duke postuar një fotografi nga xhirimet.

​Adelina ka postuar një foto në Facebook, ku ekspozon linjat e saj perfekte, sidomos të pasmet për të cilat ka marrë komente të shumta dhe pëlqime nga fansat e saj.



Së fundmi këngëtarja publikoi klipin e saj ‘Diçka më shumë’ një bashkëpunim e saj me Blastën, e cila ka marrë miliona shikime nga adhuruesit e saj.


Adelina Berisha, “Diçka Ma Shumë” Se 1 Milion Shikime