>
BIOSHQIP

Adelina 2015-ën E Fillon Me Ritëm

26-12-2014
Këngëtarja Adelina Berisha nuk po mendon të ndalet. Ajo në një intervistë për Indeksonline ka treguar se tashmë ka mbaruar incizimin e këngës së re dhe pas festave të fundvitit po pret që t’i fillojë xhirimet e klipit.

“Këngën e kam incizuar dhe pas Vitit të Ri do të nis xhirimet me Max Production. Ky projekt është punuar me të njëjtit bashkëpuntorë si të këngës së fundit ‘A Dalim’ dhe pritet të lansohet në fillim të shkurtit. Zhanri i këngës është Dance House dhe është me shumë ritëm” ka thënë Berisha.

Po ashtu, Adelina ka thënë se shumë shpejtë do të vijë me një bashkëpunim por nuk ka dashur që të jap më shumë detaje rreth kësaj kënge duet.

Ndër të tjera, këngëtarja për indeksonline ka thënë se është shumë e angazhuar për festat e fundvitit, dy netët e para do t’i kalojë me fansat e saj në mbrëmje muzikore kurse natën e tretë do të jetë më familjen e saj.
(Indeksonline)

Adelina 2015-ën E Fillon Me Ritëm