>
BIOSHQIP

Adelina Emini Promovon Videoklipin “Në Përvjetor”

20-12-2012
Sapo ka hedhur në treg videoprojektin më të ri, të titulluar "Në përvjetor" nga i cili projekt pret shumë suksese. Adelina Emini në këtë videoklip është munduar të sjellë diçka të re në tregun muzikor, mbase ka punuar bukur shumë dhe videoklipi në fjalë përmban skena mjaftë interesante.

"Pasi që kënga është pëlqyer jashtëzakonisht, gjithsesi mendova që ta realizoj edhe vidoklipin. Sapo lansova këtë klip, të përgatitur nga 'Entermedia' dhe për një periudhë shumë të shkurtër kam marrë shumë komente pozitive. Kjo më bënë të ndjehem mirë sepse me të vërtetë kam sjellë diçka të re në tregun muzikor", ka thënë ajo për "Zëri".

Sipas Adelinës ky projekt është punuar me mjaftë përkushtim gjë që i ka marrë mjaftë shumë kohë për ta përgatitur. "Këtë videoprojekt e vlerësoj mjaftë shumë sepse kemi punuar shumë dhe jemi përpjekur ta realizojmë me mjaftë cilësi", shton ajo. Në këtë klip kanë marrë pjesë edhe disa persona pa të cilët klipi nuk do ta kishte këtë realizim. "Për tërë këtë punë falënderoj pjesëmarrësit në klip, karakteret që kanë marrë pjesë aty, çiftin balerin dhe dy vajzat e mrekullueshme.

Por një meritë e ka edhe kreatorja Teuta Matoshi Duriqi, e cila më është përshtatur me veshje dhe ajo është munduar që veshja ime të përkoj me skenat e videoklipit", thekson ajo. Adelina gjatë këtij viti ka sjellë në treg edhe disa videoprojekte të tjera, të cilat gjithashtu kanë shënuar suksese duke u pëlqyer nga publiku, ndërsa gjithashtu ka qenë mjaftë e angazhuar me mbrëmje e koncerte muzikore si brenda, ashtu edhe jashtë vendit. Ajo shpreson që suksesin e vitit 2012- ta përcjellë edhe viti 2013-të dhe për këtë ajo do të jetë e përkushtuar tërë kohën.
(K. Bajrami / zeri)