>
BIOSHQIP

Adelina Ismaili Në Koncerte Me Veshje Nga Stiliste Kosovare

03-08-2013
Vjet në verë, në lokalet ku ajo këndoi, kishte dyndje të njerëzve dhe kjo ka bërë që Adelina Imsajli të shkojë sërish në Ulqin këtë verë për të kënduar dhe jo vetëm atje, por edhe në Kosovë, ku tashmë kanë nisur ftesat për artisten. Ne mësojmë se ajo këto ditë ka qenë në koncert në Gjilan, ndërsa në Prishtinë, e shoqëruar me bashkëshortin e saj Valin, është parë disa herë në atelienë e stilistes së njohur shqiptare Vjollca Llapashtica, pasi për veshjet ku po prezantohet artistja po kujdeset pikërisht ajo. Adelina tashmë ka besim vetëm te duart e saj për t’i personalizuar veshjet. Ne ju sjellim edhe këtë foto, ku Adelina është veshur me firmën e stilistes dhe ku duket shumë ‘in’.
(Panorama Plus)

Adelina Ismaili Në Koncerte Me Veshje Nga Stiliste Kosovare