>
BIOSHQIP

Adelina Ismaili Entuziazmon Isën

01-11-2013
Këngëtarja kosovare, Adelina Ismaili, asnjëherë nuk e ka fshehur simpatinë që e ka për Lidhjen Demokratike të Kosovës. Një nga themeluesve të këtij subjekti politik, Ibrahim Rugovës ajo i këndoi edhe sot në tubimin përmbyllës në kryeqytet. Mirëpo, siç shihet në këtë moment të zënë nga syri magjik i fotografes tonë, Laura Hasani – më i kënaquri me këngën për Presidentin e ndjerë doli pasuesi Rugovës, Isa Mustafa. Kënaquni edhe ju të nderuar lexues pak me fotografinë.
(Zëri)

Adelina Ismaili Entuziazmon Isën