>
BIOSHQIP

Adelina Ismaili Rikthehet Në Prishtinë

03-07-2014
Është rikthyer në Kosovë për disa projekte të reja ndërsa si surprizë këtë të enjte do të jetë prezente me performancën e saj të bukur në sheshin Ibrahim Rugova.



Dje pop diva bëri një paralajmërim në faqen e saj zyrtare që thuhet: "Nesër mbrëma, pas shumë vite, Diva Adelina në Prishtinë me show special për Fondacionin Dritan Hoxha në Sheshi Ibrahim Rugova".



Ndërkohë mësojmë se Adelina do të jetë mysafire speciale e këtij eventi në të cilin do të performojnë grupe të njohura si Troja si dhe finalistë nga "The voice of Albania". Përvec këtij eventi, pop diva do të fillojë edhe disa koncerte si pjesë e tourit të verës.
(Express)

Adelina Ismaili Rikthehet Në Prishtinë