>
BIOSHQIP
Biografia
Adelina Pali është autore/publiciste dhe poete. Poetja ADELINA PALI ka lindur në Tiranë, më 1. 07. 1982.
-Ka kryer studimet e larta me korrespodencë në Universitetin "Aleksander Xhuvani" në Elbasan, për degën Gjuhë -Letërsi.
-Në vitin 2001 -2004 punoi si mësuese.
-Në vitin 2005 largohet nga Shqipëria dhe vendoset në Kretë të Greqisë.
-Në vitin 2018 vendosi që bashkë me familjen të rikthehet në vendlindje, dhe nisi të realizojë ëndrrën e saj të lënë në mes, atë të shkrimit.
-Në shkurt të vitit 2021 botoi librin e parë me poezi me titull "PA TY".
Në Prill të 2022 vjen me vëllimin e saj të dytë
"FOLE MIRËSIE "
Në tetor të vitit 2023 vjen me vëllimin e saj të tretë "DEHJA IME "
-Për momentin është e vetpunësuar në  biznesin e saj, atë të artit dhe estetikës,ku lëvron dhe pasionin e pikturës.
-Është pjesëmarrëse e shumë eventeve letrare dhe e vlerësuar me çmime si:
"Mirënjohjeje" te aktiviteti "Azem Shkreli" në Pejë dhe çmimin "Fran Tanushi"nga Akademia Mirdita.
Mirnjohje në aktivitetin e "Ora e Maleve" në Rozhaj!
Mirnjohje në aktivitetin letrar " Takimet poetike në SHarr"Tetovë.
Mirnjohje në aktivitetin letrar "Hyjnesha Ilire Thana" në Kërçovë.
Pjesëmarrëse në shumë antologji brënda dhe jasht shqipërisë përfshirë dhe atë të New york "NEWSWORTHY CHANNEL"
Fituese e çmimit "Fjollë Dashnie"e organizuar nga klubi letrar"NDOC GJETJA"Lezhë.
Fituese e çmimit"MALLI POETIK" për poezinë më të mirë të 2023 në KOSOVË.
Në dt.20.10.2023 emërohet "Ambasadore Paqe"
-Njëkohësisht është angazhuar në disa projekte humanitare për t'u ardhur në ndihmë familjeve të varfra, si dhe në projektin afatgjatë për "Zgjerimin e Bibliotekave në burgje".
Deri sot jan mbyllur 12 aktivitete duke përfshirë dhe atë të Prishtinës.