>
LETERSISHQIP

Sonte

Teksa të shoh ashtu si të përhumbur
Sikur mbart një mal me derte mbi shpinë
Nga ndjenja që braktise, mekati të ka mundur?
Apo ngaqë kaq shpejt harrove dashurinë?

Ndërsa unë., endem mes kujtimesh dhe vuaj
Siç vuan thellë në shpirt një grua
Kam nevojë të ëndërroj, të të marr ata duar
Të të shoh sytë, të të prek buzët e tua.

Eja sonte në mbrëmje, pranë teje të lumturohem
Lëre atje tutje mërinë, trishtimin, brengën
T’i afrojmë trupat në flakën e dashurisë të ngrohen.
Të percjellim gjer në qiej magjishëm këngën.