>
LETERSISHQIP

Për Ty, Xhulia

Në duar mbaj portretin tënd, XHULIA
Të vështroj mes lotëve e trishtimit...,
Ti buzëqesh, e mua shpirti më dhëmb
S'e di si u nise fillikat, në udhën e amëshimit!

Ti vetëm atje lart tani je..të pyes "pse "?
Ende përgjigje s'ka marrë askush prej nesh
A mos vallë qetësinë që deshe e gjete atje
Apo Zoti i madh, pranë vetes të desh...!?

Unë e di, gjithkush i friket atij rrugëtimi
Por ti motër trime e madhe paske qënë...,
I dhe fund jetës me dëshirë, ç'farë mundimi
E  mua më duket, sikur ti po kthehesh, po vjen!

Babit tënd, zemrën copë ja ke bërë
Mamit, oh, shpirtin ja përvëlove...,
Si munde dhe e le të vetmin vëlla
Po për motrat, një çast nuk mendove!?

Në shtëpi, një heshtje e frikshme sundon
Në dhomën tënde gjithçka ka ngrirë...,
Vetëm zëri i mamit ndihet kur vajton
Për ty  XHULIA, vajza jonë e mirë!

Por ne të kemi ende mes nesh,
Na mbush me drite edhe pse na mungon
Të ndjejmë se prej atje na buzëqesh
Kështu mes dhimbjesh jeta vazhdon.