>
BIOSHQIP

Adelina Tahiri Përfundon Në Polici, Ja Arsyeja

16-03-2016
Një ngjarje aspak e këndshme i ka ndodhur këngëtares nga Shkupi, Adelina Tahirit gjatë pasditës së sotme. Ajo ka disa javë që është transferuar me banim në Tiranë pasi po merr pjesë në spektaklin "Your Face Sounds Familiar". Mësohet se këngëtarja ka pasur probleme me parkimin, mu për këtë shkak një person i është afruar për ta ndihmuar dhe në momentin që ajo i ka dhënë çelësat e makinës në mirëbesib, personi ka hyrë në makinë dhe është nisur me shpejtësi të madhe duke u larguar kështu nga këngëtarja. Ngjarja ka përfunduar në Polici, ku edhe policët kanë vërejtur se rrugëve po ecte një makinë me shpejtësi mjaft të madhe që po mundohej të ikte sa më shpejt, kjo është dhe arsyeja që personi është detyruar ta braktis makinën e tij dhe të largohet. Adelina ka qëndruar për disa orë në Polici, ku më pas i është rikthyer makian e saj tip Volkswagen Passat CC.
(B.A/Teksteshqip.Com)

Adelina Tahiri Përfundon Në Polici, Ja Arsyeja