>
BIOSHQIP

Rikthehet Fuqishëm Adelina Thaqi

21-09-2013
Adelina Thaqi, këngëtarja nga Prishtina vjen ekskluzivisht në këtë intervistë për teksteshqip. Adelina së fundmi është rikthyer në skenë pas disa vitesh pauz, dhe kësaj rradhe zgjodhi festivalin "Kënga Magjike" për tu paraqitur. "Po u mërzite" titullohet kënga e saj e re e punuar nga Armendi & Aida. Në vazhdim ajo na flet më shumë rreth këtij projekti...

Teksteshqip: Adelina, së fundmi jeni paraqitur në festivalin "Kënga Magjike" me këngën "Po u mërzite". Na trego pak më shumë rreth këtij rikthimit tënd në muzikë?

Adelina: Tani ka kohë që nuk isha prezente tek publiku ashtu 100%, planifikova që të bëj rikthimin tim me një këngë të realizuar nga kompozitori Armend Rexhepagiqi, dhe tekstshkruesja Aida Baraku, dhe vendosa që me këtë të jem pjesemarrëse në festivalin "Kenga Magjike", mu duke shumë e përshtatshme që të jem pjesë e këtij festivali për faktin se është më i shikueshmi, dhe këtu do ta kem rastin që tek gjitha trojet shqiptare ta bëj Comeback-un tim.



Teksteshqip: Ju jeni rikthyer tek bashkpunëtorët e tu të vjetër, Armend Rexhepagixhi & Adia Baraku. Na trego pak si është të punosh me ta?

Adelina: E vërtetë, këta profesionist bashkpuntorë e miq, e fqinj mes të tjerash, është kënaqësi dhe shumë nder të punosh me ta, sepse janë njerëz profesionist të lehtë e të saktë në punë, prandaj doja që të vazhdoja bashkëpunimin.

Teksteshqip: Si ju priti publiku pas këtij rikthimi në muzikë pas kaq shumë kohësh?

Adelina: Unë jam befasuar, i kanë tejkaluar pritjet e mija, dhe jam jashtëzakonisht e lumtur dhe e befasuar për të mirë, unë vetëm i falenderoj nga zemra, se si gjithë herë ata më bëjnë të ndihem e vlerësuar.

Teksteshqip: Çfarë pret nga konkurimi në "Kënga Magjike". Beson që do të arrish në finale dhe të fitosh një çmim?

Adelina: Tani si çdo artist me mendje të shëndosh dhe që të jemi krejt të sinqert, ne punojmë dhe pretendojmë natyrisht, uroj që të jem në finale, kurse për mua çmimi më i madh është kënga që po pëlqehet, se nganjëherë mund të marrësh çmim, por kënga s'ka jehonë të gjatë.

Teksteshqip: Në fund të performancës tuaj vërejtëm disa shenja. Për kë ishin ato mimika?

Adelina: Natyrisht do doja të flisja me shumë respekt për gjuhen e shenjave, gjuhë kjo në të cilën ne flasim me shurrdhë memecët, që doja t'ju kujtojë që edhe ata bëjnë pjesë tek i gjithë publiku, pavarësisht që nuk na kuptojnë çka themi e nuk na dëgjojnë, andaj i kam përshëndet dhe ju kam drejtuar duke ju thënë që kjo këngë shkon edhe për ju si për gjithë të tjerët, kudo ku janë nga Kosova, Shqipëria e kudo ku ka shqiptarë.



Teksteshqip: u jetoni në Prishtinë, punoni edhe si profesoreshë muzike. Na trego pak si ësht një ditë nga jeta prviate e Adelinës?

Adelina: Unë ditët asnjë nuk i kam njësoj, por po e shkëpus një ditë timen. Adelina zgjohet shumë herët për të pregaditë Fionen për në kopsht, pastaj kthehem për tu pregaditë për vete për në punë, pastaj pas punës shkoj për të marrë Fionen nga kopshti, mandej e shijojmë kohën e drekës edhe pse pak me vonesë, pastaj kam prap aktivitet mbasdite, për vajzen kujdeset dhe një kujdestare, dhe në mbrëmje para gjumit kemi kohën për me luajtur me vajzën, për të biseduar për punët që kemi bo gjatë ditës me bashkëshortin, ose shijojmë darkë diku apo dhe tek lodrat me Fionen, pasaj vjen koha e gjumit e kështu...

Teksteshqip: Ke ndonjë plan pas këtij projekti. Do të realizosh ndonjë prjekt të ri apo ndonjë këngë të re?

Adelina: Natyrisht që po, kam planet e cilat dua ti shpalos një nga një.

Teksteshqip: Pas një karriere mjaft të gjatë, ke menduar që të gjitha këngët e arkivës tënde ti përfshish në ndonjë album?

Adelina: Kam menduar, por jo tani,do ti vijë koha edhe atyre, tani kam gjëra të tjera(qesh).



Teksteshqip: Adelina, ne të falenderojmë që gjete kohë të ndash me fansat dhe teksteshqip për planet e tua dhe jetën private. Ne të urojmë shumë suksese. Për fund dëshiron të shtosh diçka. Çfarë do tu thuash fansave dhe publikut?

Adelina: Unë ju falenderoj shumë, për përkrahjen edhe nga ju portalet, gazeta, e media për gadishmërine dhe pozitivitetin karshi meje, sepse edhe ju jeni pjesë e suksesit tonë, ju jeni ata të cilët lajmin e mire e bartni tek publiku, kurse publiku është më i rëndësishëm dhe më i respektueshmi. Faleminderit.
(Teksteshqip)

Rikthehet Fuqishëm Adelina Thaqi