Më mbaj mend (për 1 muaj)

Hyrja është kryer me sukses!


CORONAVIRUS NË SHQIPËRI DHE KOSOVË

Adelina Thaqi: Me Shpirtin Human


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  4.5 / Votuan:  10
[11-01-2014]
Transparente, e thjesht në muzikë dhe e dashur për publikun, është kjo këngëtarja Adelina Thaqi e cila me thjeshtësinë e saj që e karakterizon bën që gjithmonë të jetë ndër emrat më të dashur për publikun. Një anë tjetër e Adelinës të cilën nuk e kemi njohur deri më sot ishte edhe humanizmi i saj i madh. Së fundmi Adelina ka qenë pjesë e iniciativës për të ndihmuar një familje me nevoj. Nëpërmjet rrjetit të saj social në facebook, Adelina vazhdimisht bënte thirrje për t'ju dalë në ndihmë familjes Asllanaj e cila deri para pak ditësh jetonin në kushte të papërshtatshme jetese.



"Po u Mërzite" titullohet kënga me të cilën Adelina u paraqit para disa muajsh në Kënga Magjike. Një këngë kjo e cila gjithashtu përcillte një mesazh, një mesazh domethënës për të gjithë ata që nuk na dëgjojnë, duke u bërë kështu një nga këngëtaret e pakta e cila gjatë performancës shpreh me mimika dashurinë dhe falenderime për komunitetin e njerëzve të shurdhër. Kjo këngë u fut edhe në finalen e Këngës Magjike dhe u shpërblye me çmimin e madh "Çesk Zadeja". Adelina Thaqi mbetet një nga këngëtaret më të mirëfillta të muzikës shqipe e cila gjithmonë vjen afër publikut me thjeshtësinë që e karakterizon.
 (Teksteshqip.Com)

      Adelina Thaqi - Po U Merzite [Teksti dhe Klipi]


Komente mbi këtë artikull


* Të regjistruarit mund të votojnë ose të sinjalizojnë komentet