Dërgo Një Tekst
  Dërgo Një Poezi
A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Adem Ramadani - Tamaqare E Xhymert


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  12


Kjo dynja vlla gjan e gat
tre me uj, nji hise n'that
sa begler kjo toke ka pa
hala kush zaptu se ka!

Ne ket' bot vlla lloj lloj njeri
her sheh hajr e her t'zen sheri
disa t'urt e disa t'sert
tamaqaret e xhymert...

Nji melaqe n'çdo sabah
per xhymertin ben dua
"Jepi Zot atij qe jep,
mos i jep atij qe s'jep".

Tamaqarit çka me i than
as per veti kur so kon
me i hup malli mendt e lan
per ta parja asht iman!

Aj dordhansi saher jep
edhe n'koft aj vet n'gazep
fukara edhe hall'lig
por ne zemer pasanik.

Tamaqari me asgje s'haet
nuk ti jep as gjynahet
per me u qajt aj asht i pari
katije si del dinari!

Aj dordhansi zemer bardh
mysafiri do me i ardh
"Hajde bujrum" i kesh fytyra
buk e kryp e fjale te mira.

Tamaqarit me ja reh deren
po na e prishka mejher çeren
shpejt e shpejt kshyr me t'hjek qafe
kur nuk t'jep hem çaj hem kafe!

Aj xhymerti kavaler
nuk koritet asniher
e ka zakon e ka adet
kur nuk ulet n'sofer vet.

Tamaqari kur s'pagun
dreka darka han sa t'mun
del n'çarshi me shoke shetit
nji dinar s'don me harxhit.

Zgjedhe vlla qysh don me kan
çka te bajsh vetit ja ban
lumi aj qe jep pa nda
dora e tij kur s'ka me u tha!!!


Ky tekst u dërgua nga  bzzzz






teksteshqip.com © 2007 - 2017