>
LETERSISHQIP

Mirëmëngjesi Kosovë

FRYMËZIM MËNGJESOR
Mirëmëngjesi Kosovë- në shekuj e larë me gjak,
Njëqind jetë po t’i kem – Ty do t’i fal
Dhe këto njëqind jetë më duken pak – shumë pak
Jemi të mishëruar – jemi Nënë dhe Djalë.

Të dua Kosovë kur Ti gëzohesh
Për ty dashuria më rri ndezur furrë
Ti je nëna që nuk plakesh - përditë rinohesh
Nënat dhe na vdesin – por Ti nuk vdes kurrë!