>
LETERSISHQIP

Dashuria Dhe Jeta

Disa pinë cigare, të tjerë pinë alkool,
të tjerë drogohen dhe të tjerë dashurohen.
Çdonjëri vetëvritet në mënyrën e vet!
Mos e fut veten në zjarr për dikë që vetëm do të shikoj duke u djegur.
Jeta nuk të jep personat që ti dëshiron,
por ata për të cilët ke nevojë:
për të dashuruar, për të urryer,
për të shkatërruar, për t’u pjekur…
për t’u bërë personi që fati kishte vendosur të bëheshit.
Respekti u shpik për të mbuluar atë zbrazëti ku duhej të ishte dashuria!
Disa njerëz duan të bëhen të bukur,
të pasur dhe të famshëm.
E unë, vetëm dua të jem i lumtur.
Njerezit do te harrojne se cfar ke thene,
do te harrojne se cfar ke bere.
Por kurr nuk do te harrojne se si i ke bere te ndjehen.
Dielli më shikon se çka bëjë,
dërsa hëna i di të gjitha sekretet e mia.
Mos u ndjej keq.
Unë të besova.
Faji është i imi jo i joti.
Heshtja është kurth i djallit,
sa më i heshtur që je aq më tmerrues bëhet djalli.
Brenga ime nuk është se a është Zoti në anën tonë;
brenga ime më e madhe është të jem në anën e Zotit,
sepse Zoti është gjithmonë në të drejtë.
Në supin tim papritur erdhi të ulej një flutur,
Një sup të tillë kjo flutur c'pati që zgjodhi.
Të thuash se ishte një sup i bukur, gjepura.
Kjo duhej të ndodhte dhe ndodhi.