>
BIOSHQIP

Adrianit E Floranit I “Dhezi” Me Lindonin

17-06-2015
Si duket dyshja Adrian Gaxha & Floriani u konsumuan shumë, që pas sjelljes së disa projekteve muzikore dyshja filloi të mos ketë më edhe shumë sukses, jo të paktën me fluksin e klikimeve që patën marrë nga projekti i parë muzikor "Ngjyra e kuqe".

Por si duket dyshja e gjeti shumë shpejt ilaçin, ata fillimisht u ndanë për të sjellë secili veçmas nga një projekt, e së fundmi 2015-ta shënon një këngëtarë të ri në "labelin" e tyre.

Ai është një djalë i cili quhet Lindon dhe vjen nga Maqedonia. Lindoni fillimisht publikoi një duet me Florianin e më pas u ftua edhe nga Adriani për të qenë pjesë e këngës së tij më të re.

Edhe si duket ky djalosh ju sjelli shumë fat që të dyev pasi për vetëm pak kohë këngët e publikuara në yooutube nga ana e të dyve kanë shënuar mjaft sukses pasi kanë arritur të grumbullojnë deri në 400 mijë klikime.
(B.A/Teksteshqip.Com)

Adrianit E Floranit I “Dhezi” Me Lindonin