Adrian Llanaj Poezi
Adrian Llanaj

Do Shkojë Në Kozmos

Do shkojë në kozmos
Në më të largëtin mendim...
Të shohë njëherë ç'botë ka atje tej
Pa le të ish udhëtim pa kthim.

Do nisem me flladin e mbrëmjes
Diellit të art në të perënduar
Ashtu vjedhurazi do iki...
E di që toka do rri zgjuar.

Kur të kem lënë pas hënën
Dhe të jem larguar ca si shumë
Do ti hedhë këpucët e rënda
Sapo të gjej një lumë.

- Poezi nga Adrian Llanaj


- U dërgua nga Futuro3000 -


{{ risposta }}
Mesatarja:  {{ nStars }} / Votuan:  {{ nVotes }}

Komente 0