>
LETERSISHQIP

Dëshira Të Bukura

Kam ca dëshira të bukura, të ëmbëla
I kam dëshira dhe jo ëndrra,
Janë koha ime e fjetur në mes
Tinguj jete për çdo mëngjes.

Kam ca dëshira të pa-thëna
Ndjesi të forta që vijnë nga brënda
Ti nxjerr dua, në fluturime
Fole të kenë zemrën time.