>
LETERSISHQIP

Do U Kalojë Revolucioni Te Dera

Sa shumë pregatitje për këtë ditë
sa shumë emocione kemi provuar,
askush nuk u ankua për vështirësit
klasa jonë punonte duke kënduar.

Kudo nxitonin, pastronin, rregullonin
u lyen stolat dhe pemët oborrit...
sollën një shkallë dhe e zvendësuan
xhamin që binte nga zyra e drejtorit.

Disa vajza erdhën ngarkuar
me flamuj e perde në duar,
jo jo nuk do vihen ato..
bërtiti mësuesja e gjuhës së huaj.

Sa shumë lule janë shpenzuar në këtë ditë
të gjithë njerëzve u jepnim,
ca i shkelën ata të orkestrës
ato për parakalimin nuk prekeshin.

Ora shënonte tetë e tridhjetë
mësuesit akoma venin e vinin,
një grup i rreshtuar në korridor
mbanin flamuj dhe duartrokisnin.

Po vijnë, po vijnë janë te kthesa
tundte kapelen një shoferë,
gjithë nxënësit dolën të shihnin
u erdhi Revolucioni në Derë.