A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Fshati Fëmijërisë Së Bukur

Fshati i fëmijërisë së bukur
plot rush e fiq ëmbëltor,
i shkonim vizit në verë
na përcill në shtator.

Kështu bënim për çdo herë
vraponim kush arrij i pari,
ti trokis gjyshërve në derë
tu thoj se erdhi behari.

po ç'ishte aq mirë vërtet
çkemi qënë aq të gëzuar,
laheshim tër dita në lumë
në lëndinë diellit shulluar.

Slinim më shtek pa bredh
deri vonë në të perënduar,
sa të bukura vinin mbrëmjet
me xixëllonjat në duar.

Fshati i fëmijërisë së bukur
s'vijmë të shohëm si më parë,
koha iku ne u rritëm
po ti ngele Zemërbardhë.

- poem written by Adrian Llanaj


- Submitted by Futuro3000 -

Choose star rating

Rating:  5 / Votes cast:  2





Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.com © 2007 - 2019